Gjatë mbrëmjes së kaluar, në periudhën prej orës 20:00 deri në ora 00:30, policia e Shkupit ka kryer kontrolle të intensifikuara gjatë shënimit të Ditës së Flamurit Shqiptar. Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në RSH Shkup ka nxjerrë gjithsej 12 masa për kundërvajtje të ndryshme që rrezikojnë komunikacionin dhe sigurinë publike.
Dy drejtues mjetesh janë konstatuar duke drejtuar mjetin pa patentë shofer, një person me regjistrim të skaduar dhe një drejtues mjet i kategorisë së papërshtatshme. Numri më i madh i sanksioneve – tetë – u vendosën për shkak të sjelljeve të rrezikshme, sepse njerëzit ulen në pjesët e jashtme të veturave në lëvizje, duke rrezikuar në këtë mënyrë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Policia bën me dije se një automjet është sekuestruar përkohësisht për shkak të dyshimit për mosfunksionim teknik. Ministria e Brendshme thekson se kontrollet do të vazhdojnë, dhe synohet parandalimi i sjelljeve të rrezikshme dhe garantimi i sigurisë së qytetarëve gjatë tubimeve masive dhe festive.
Burimi: skopje1.mk